Ballina Lajme nga Vendi

Suso: Nuk do ta refuzoja “Realin e Madridit”

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Një ndër protagonistët më të mëdhenj të ekipit aktual të “Milanit”, është padyshim Suso.

Paraqitjet e mira të futbollistit spanjoll kanë rënë sy të klubeve më të mëdhenj në Europë dhe klauzola e ulët që ka 24-vjeçari e bën të jetë një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato.

Interes ka pasur së fundmi edhe nga “Reali i Madridit” dhe lidhur me këto zëra, Suso ka folur për mediat nga grumbullimi i kombëtares spanjolle.

“Ndihem i rëndësishëm tek Milani. Jam i lumtur dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Gattuso”, tha Suso.

“Trajneri është i njëjtë me atë që ka qenë kur luante, nuk e ka humbur dëshirën për të fituar”, tha Suso.

“Interesimi i ‘Realit’? Kultura italiane është e ngjashme me atë spanjolle. Ndihem shumë mirë te ‘Milani’, por është gjithmonë bukur të luash në shtëpi. Kur klubet më të mëdha në botë janë pas teje, të bën të ndihesh i lumtur dhe kjo të bën të mendosh për to”, theksoi spanjolli.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDanimarka mbështetje procesit të integrimit europian të Shqipërisë
Artikulli tjetërAftësimi i të rinjve në fushën e teknologjisë, prioritet i qeverisë