Ballina Bota

RSF: Gjendja e medias serbe më e rënda në Ballkan

BEOGRAD, 15 nëntor /ATSH-ANSA/ – Për organizatën e njohur të medias ”Gazetarë pa kufij” (RSF), gjendja e medias dhe niveli i gjuhës së urrejtjes në Serbi janë më të rëndat krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

“Kam pasur takime me përfaqësuesit kryesorë të organizatave që merren me lirinë e medias dhe kemi konstatuar se gjendja e medias në Serbi është shumë më keq se sa në vendet e tjera të Ballkanit’’, theksoi për të përditshmen e Beogradit ”Danas”, Pauline Ades-Mevel, përgjegjëse e RSF-së për Ballkanin.

‘’Gjuha e urrejtjes ka arritur nivele shqetësuese dhe rastet e poshtërimit të gazetarëve janë të shumta’’, theksoi ai.

“Praktikisht nuk kalon asnjë javë pa një gazetar serb që të ndihet i ofenduar, i sulmuar ose i poshtëruar nga zyrtarët dhe autoritetet shtetërore’’, shtoi për ”Danas” Pauline Ades-Mevel./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në Fier, rruga e Kallmit, jo më gangrenë për banorët
Artikulli tjetërVlorë, Sinaj: Të merren masa për trajtimin e të dëmtuarve nga tërmeti