Vlorë, Sinaj: Të merren masa për trajtimin e të dëmtuarve nga tërmeti

TIRANË, 15 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Deputeti i Partisë Socialiste për Vlorën, Vullet Sinaj i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, që në bashkëpunim me Prefektin e Qarkut Vlorë të merren masa për trajtimin e dosjeve të familjet e dëmtuara.

“Për dëmet e shkaktuara nga tërmetet në fshatrat Matogjin, Bashaj dhe Vërmik, si edhe për dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e tokës në fshatin Kocul, i kërkova Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, që në bashkëpunim me Prefektin e Qarkut Vlorë, të marrin masat për të detyruar Bashkinë Selenicë, që të mbledhë Këshillin e Bashkisë, i cili duhet të marrë një vendim për trajtimin e dosjeve për secilën familje të dëmtuar”, -u shpreh deputeti Sinaj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.