Ballina Bota

LONDËR – Corbyn: Marrëveshja për Brexit një dështim

LONDËR, 15 nëntor /ATSH-ANSA/- Udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn denoncoi draftmarrëveshjen për Brexit, e arritur mes BE-së dhe Londrës si një dështim të madh.

Corbyn thekson se drafti e lë Britaninë në një udhëkryq  dhe nuk jep siguri për marrëdhëniet përfundimtare me BE-në mbi çështjen irlandeze.

Udhëheqësi i laburistëve refuzon “zgjedhjen e rreme midis kësaj marrëveshjeje të keqe dhe një marrëveshjeje që nuk mund të jetë një opsion i vërtetë”.

Sipas Corbyn ”propozimi i synuar nga qeveria nuk ka as pëlqimin e Parlamentit dhe as të njerëzve të këtij vendi”./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestohen 2 persona në kërkim për vepra penale
Artikulli tjetërRIAD – Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për pesë persona mbi vrasjen e Khashoggit