TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Në vijim të operacionit “Forca e ligjit në territor”, në qarkun e Lezhës u ndaluan disa shtetas, si dhe u sekuestruan armë dhe drogë.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy shtetas që dispononin armë dhe lëndë narkotike.
Gjithashtu, falë një pune operative dhe profesionale të mirorganizuar, u ndaluan 3 shtetas në kërkim. /m.m/ /a.g/




















