PARIS, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Të pozosh në rrjetet sociale me një tigër apo një këlysh luani.
Prirja sa vjen e zgjerohet në Francë, deri në atë pikë sa gjashtë kafshë të egra u sekuestruan brenda një viti, shpesh në gjendje të keqe shëndetësore.
Të hënën në mbrëmje, policët zbuluan në një ”Lamborghini” të gjelbërt që lëvizte në Champs-Elysées, në Paris, që burrë i cili po bënte foto selfie me një këlysh luani ngjyrë bezhë, i ulur në vendin e pasagjerit.
Askush nuk mund të mbajë një kafshë të egër në Francë pa një deklaratë në prefekturë dhe një certifikatë.
“Pronari” i luanit ndihej i vetëkënaqur të artikulonte se kafsha, i quajtur Putin, i përkiste “një miku”, sipas një burimi të afërt me hetimin.
I njëjti justifikim u përdor nga një 30-vjeçar i cili pohonte se ishte i pasionuar pas kafshëve, i dënuar me gjashtë muaj burg në fund të tetorit në Creteil, pranë Parisit.
Djali kishte postuar disa video në rrjetet sociale, ku shfaqej një këlysh luani femër dy muajshe duke ”kafshuar” kokën e një djali apo duke ecur rrugëve./ /v.b/ a.jor.























