TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ – Humbja 3-2 ndaj “Dortmundit”, dhe fakti që tashmë gjenden shtatë pikë prapa verdhezinjve, ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Niko Kovaç të “Bayern Munich”.
Siç raporton “OK DIARIO” në Spanjë, drejtuesit bavarezë i kanë paraqitur një ofertë për stolin Zinedine Zidane.
Francezi është pa ekip, që kur ka dhënë dorëheqje nga “Real Madridi” në fundin e sezonit të kaluar.
Kjo ofertë duket e parefuzueshme, por priten zhvillime të reja, edhe pse ditët e fundit, në intervista për shtypin, drejtuesit e “Bayernit” kanë deklaruar se do vazhdojnë t’i besojnë kroatit Kovaç.
Për Zidane është interesuar edhe “Manchester United”.
/gj.m/ /a.g/























