Mina sjell albumin kushtuar Lucio Batistit

TIRANË,14 nëntor /ATSH/ – Më 30 nëntor do të dalë albumi i fundit i Minës, kushtuar Lucio Batistit. Albumi do të titullohet “Paradiso” dhe do të vijë në bashkëpunim me Warner Music.

Zonja e muzikës italiane, njëkohësisht shoqe e tij, me të cilin përshkoi një rrugëtim shumë të gjatë në kohë dhe paralelisht edhe në karrierë, përkujton këngët e Batistit në 20-vjetorin e vdekjes.

Mina i ka konsideruar gjeniale, gjithashtu tekstet e Batistit në bashkëpunim me Mogol. “Paradiso”, i cili do të jetë i disponueshëm në CD dhe në version dixhital, përmbledh këngët e Batisti-Mogol, të kënduara tashmë prej vitesh nga Mina, plus edhe dy pjesë që nuk janë interpretuar kurrë.

“Vento nel Vento” e rikompozuar nga Rocco Tanica, dhe “Il tempo di Morire” e rikompozuar nga Massimiliano Pani. Mina dhe Lucio, ndarazi dhe bashkë, kanë shkruar pjesën më të madhe të historisë së muzikës italiane moderne.

Më 23 Pprill të vitit 1972 në sallën e “Teatrit 10” realizuan duetin e famshëm dhe të paharrueshëm me këngët: “Mi ritorni in mente”, “E pur mi son scordato di te”, “Il tempo di morire”, “Io e te da soli”, “E penso a te” dhe “Emozioni”.

“Paradiso” në CD do të përmbajë edhe disa versione të rralla, si pesë këngë të Batistit të interpretuara në Spanjisht dhe një në frëngjisht./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.