PRAGË, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Edhe qeveria çeke refuzoi sot t’i bashkohet paktit të OKB-së për migracionin, duke marrë shembull nga disa shtete të tjera, përfshirë SHBA-në, Hungarinë dhe Austrinë.
Sipas kabinetit çek, teksti i paktit nuk bën ndonjë ndryshim të dukshëm midis migracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm.
”Republika Çeke respekton prej shumë kohësh parimin e ndryshimit midis migracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm”, sqaroi zëvendëskryeministri Richard Brabec, gjatë një konference shtypi.
”Objektiv ynë natyrisht është të marrim të gjitha masat e mundshme për të mos mbështetur migracionin e paligjshëm”, përfundoi ai./ /v.b/ a.jor.























