Ballina Ekonomi

Ankorohen dy jahte në portin e Durrësit

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/- Dy jahte janë ankoruar paraditen e sotme në kalatën 4 të portit të Durrësit.

Jahti “La Grace” me gjatësi 23 metra ka vizituar më parë Sarandën. Ndërsa jahti “Normandy” me flamur australian ka lundruar gjatë natës së kaluar nga porti i Shëngjinit drejt Durrësit.

Gjatë periudhës janar-tetor në portin më të madh të vendit janë ankoruar 375 jahte gjithsej. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTask Forca Antikorrupsion kontroll në Spitalin e Vlorës, 18 masa disiplinore
Artikulli tjetërKëmbim valutor, zhvlerësohen valutat kryesore ndaj lekut