Ballina Lajme nga Vendi

Parku japonez, një hapërisë e re e gjelbër për Korçën

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/- Në qytetin e Korçës vazhdon puna për krijimin e parkut më të ri në Korçë, atij japonez.

Një hapësirë me funksion çlodhës dhe argëtues për qytetarët po ndërtohet në një sipërfaqe prej 15000 m2 rrëzë kodrave të qytetit.

Ky park do të kthehet në një hapësirë dekorative dhe të dashur për qytetarët korçarë, si dhe për vizitorët e këtij qyteti, që i mbledh ata në çdo stinë.

Falë këtij projekti, 27 “kopshte komunitare” do të shërbejnë si hapësira funksionale për banorët e Korçës, të cilët duan të merren me kopshtari dhe kultivimin e prodhimeve të ndryshme.

Përveç pasqyrave të ujit, urave, bimësisë japoneze dhe detajeve të tjera tipike, pranë këtij parku po ndërtohet kopshti i parë urban në Shqipëri. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Reali” zgjedh Solarin, argjentinasi do drejtojë skuadrën dy vitet e ardhshme
Artikulli tjetërJAPONI – Pence: Marrëveshje tregtare model me Tokion