Ballina Ekonomi

Dispeçeria, transformim historik për sektorin e energjisë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/365083500701141/

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/- Dispeçeria qendrore e tensionit të lartë tashmë ofron ambiente të reja pune dhe  operim smart me sistemin Scada.

Pas një sistemi të vjetër operimi, veprime manuale dhe të ngadalta, vendimmarrje me risk, kushte të papërshtatshme për stafin, tashmë Dispeceria ofron ambiente dinjitoze pune, operim smart me sistemin Scada, monitorim online i rrjetit elektrik, identifikim në kohë reale të defektit, vendimmarrje në kohë dhe të sigurta.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga Dispeçeria si ka qenë dhe si është transformuar.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pasqyrë kuptimplotë të një transformimi historik për sektorin e energjisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama.

/k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë sitën e Vetingut, kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë
Artikulli tjetërLONDËR – AI i heq çmimin ”Ambasadore e ndërgjegjes” Aung San Suu Kyit