TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ – Në qytetin e Librazhdit është inauguruar fusha e futbolli me bar natyral.
Ky investim i Federatës Shqiptare të Futbollit ka një vlerë rreth 60 mijë euro dhe do t’i shërbejë klubit të Sopotit.
Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare, për të siguruar infrastrukturën sportive adekuate.
Në këtë mënyrë, sigurohet një stadium i rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit.
Ky investim modern do të jetë në dispozicion të ekipit të “Sopotit”, ekipeve zinxhir, si edhe kombëtareve rajonale për moshat e reja që FSHF organizon, një kontribut për të zhvilluar më tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj.
/gj.mima/j.p/











