BERLIN, 12 nëntor /ATSH-ANSA/- Udhëheqësi bavarez, Horst Seehofer dëshiron të heqë dorë nga udhëheqja e CSU-së, cituan burime të afërta me politikanin.
Seehofer do ta marrë këtë vendim publik në ditët në vijim, pasi pasardhësi i tij të emërohet në fillim të vitit 2019, në një kongres të veçantë të partisë.
Seehofer synon të largohet edhe nga qeveria Merkel, në të cilën punon si ministër i Brendshëm, para përfundimit të legjislaturës./ /os/ a.jor.





















