Ballina Lajme nga Vendi

Komunitetet fetare, rol në edukimin e brezit të ri

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Komunitetet fetare luajnë rol në edukimin patriotik, kombëtar e qytetar të brezit të ri.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi priti sot në Kryesinë e Kuvendit, kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e Komunitetit Mysliman dhe komuniteteve fetare të Shqipërisë në edukimin patriotik, kombëtar e qytetar të brezit të ri dhe njohjen e vajzave e djemve të sotëm të Shqipërisë me traditat historike, kulturore, fetare dhe arsimore të shqiptarëve.

Në përfundim të takimit, të dyja palët shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë ndërmjet institucioneve dhe shprehen vullnetin për vijuar me sukses zbatimin e reformave të ndërmarra.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU-21, Bushi shpall listën për dy ndeshje miqësore
Artikulli tjetërBularati, Bushati: Organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm