Këndi i BE-së, informacion për Unionin në 61 bashkitë e vendit

Këndi i BE-së, informacion për Unionin në 61 bashkitë e vendit

Këndi i BE-së, informacion për Unionin në 61 bashkitë e venditAmbasadori i BE në Tiranë, Lugi Soreca e konsideroi këtë projekt shumë të rëndësishëm. Kjo tha ai, sepse këndi i BE është çelësi për të arritur të gjithë Shqipërinë. https://ata.gov.al/2018/11/09/kendi-i-be-se-informacion-per-unionin-ne-61-bashkite-e-vendit/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 9 Nëntor 2018

TIRANË, 9 nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ – Bashkitë për në Europë është një projekt, i cili ka mundësuar krijimin e 61 këndeve të Bashkimit Europian në 61 bashki të vendit. Në këto kënde koordinatorët lokalë të BE-së i japin informacione qytetarëve mbi programet e Bashkimit Europian.

Në takimin ku u diskutuan arritjet e deritanishme të projektit dhe sfidat në të ardhmen, përfshirë institucionalizimin dhe forcimin e Njësive të BE-së, ambasadori i BE në Tiranë, Lugi Soreca e konsideroi këtë projekt shumë të rëndësishëm.

Kjo tha ai, sepse këndi i BE është çelësi për të arritur të gjithë Shqipërinë. Shumë ndodh në Tiranë dhe këtë e kam kuptuar këtë periudhë. Kam takuar autoritete lokale në Shqipëri dhe njerëzit dhe kam kuptuar që duhet të lidhim njerëzit me atë që ndodh në Tiranë dhe Europë. Shqiptarët jane sërish shumë besues ndaj BE, por ju duhet të punoni për objektivin e përbashkët që ta mbajmë këtë përqindje të lartë. Ju jeni pjesë e këtij procesi dhe kaloni kohën duke folur për BE në bashkitë tuaja. Koncepti i BE duhet të bëhet real dhe duhet kuptuar se çfarë është BE për ju”.

“Para disa ditesh së bashku me kryeministrin çelëm IPARD, një projekt shumë i rëndësishëm për fermerët dhe ata duhet ta dinë së çfarë është IPARD dhe sëbashku me Ministrinë e Bujqësisë ne po komunikojmë që të sigurojmë që fermerët ta dinë se çfarë mund të bëjë BE”, tha Soreca.

Ndërsa zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko u shpreh se, “deri tani kemi arritur një nga fitoret më të mëdha. Fitorja është që sot ka shumë njerëz që nëse do duam të shtyjmë diçka përpara kemi personat që mund ta bëjnë këtë gjë. Ajo që do marrim përsipër pas vendimit të Këshillit të Ministrave është të bashkëpunojmë me bashkitë që ato zyra të vazhdojnë të jenë funksionale. Sepse ne nuk duam të integrojmë vetëm Tiranën në BE, por të gjithë Shqipërinë. Dhe studentët të kenë zyrën lokale ku mund të pyesë për programet Erasmus. Fermeri për projektet e bujqësisë etj. Tashmë duhet të ruajmë këtë ritëm dhe hapin që kemi marrë”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.