TIRANË, 8 nëntor /ATSH/- Tarifat e shërbimit përmbarimor privat janë ulur.
Në varësi të shumës së pasurisë që do të ekzekutohet, udhëzimi i ri i ul tarifat fikse të shërbimit përmbarimor nga dy deri në katër herë.
Shoqata e Bankave pranon se udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave sjell përmirësime të mëdha krahasuar me atë të vitit 2017. Bankat kërkojnë një reformë tërësore në fushën e përmbarimit, për të sjellë eksperiencat më të mira dhe standardet më të përparuara.
/e.xh/














