Ballina Lajme nga Vendi

Fier, investime vendore edhe në periferi

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Investimet vendore në Fier po vijojnë me ritme të larta si në qendër edhe në periferi.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se një pjesë e këtyre investimeve po kryhen te lagja “28 Nëntori”, por sipas tij, “kudo punohet si në qendër të qytetit, në periferi dhe në brendësi të lagjeve apo fshatrave”.

“Secila punë merr vëmendjen dhe angazhimin e duhur për të arritur në një pikë të përbashkët. Ne investojmë për rrugë më të mira, lagje të sistemuara, shkolla, kopshte, çerdhe e qendra shëndetësore më të mira”, tha Subashi.

Po ashtu sipas tij, bashkia është e angazhuar për të garantuar shërbime më cilësore”.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiznesmenët rumunë, interes për investime në Elbasan
Artikulli tjetërKëmbimi valutor – Dollari forcon pozitat ndaj lekut