Ballina Ekonomi

Përfundon rikonstruksioni i rrugës Qafë-Plloçë – Pogradec

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/- Ka përfunduar puna për rikonstruksionin e rrugës Qafë-Plloçë – Pogradec dhe unazën e Pogradecit.

Projekti nisi zbatimin në maj të vitit të kaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për llogari të qeverisë shqiptare në kuadër të Projektit të Qeverisë Shqiptare për Rehabilitimin e Akseve Rrugore Prioritare në vend.

Investimi fillon në hyrje të qytetit të Pogradecit, vazhdon në gjurmën ekzistuese të unazës dhe përfundon në Qafë-Plloçë duke u lidhur me rrugën e re Qukës – Qafë-Plloçë. Rruga ka një gjatësi prej rreth 8 km.

Gjurma e re rreth 1,3 km në Qafë-Plloçë do të lidhet me aksin kombëtar Qukës – Qafë-Plloçë duke kompletuar infrastrukturën rrugore që lidh juglindjen me zonën qendrore dhe kryeqytetin. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakModernizimi i Urgjencës Kombëtare, mbi 31 mijë misione në ndihmë të qytetarëve
Artikulli tjetërSHBA – Media: Republikanët mbajnë kontrollin e Senatit, demokratët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve