Ballina Lajme nga Vendi

“Liverpool” e refuzoi, Fekir kërkohet nga “Chelsea”

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Futbollisti francez Nabil Fekir mund të transferohet në Premier Ligë.

Fekir ishte shumë pranë transferimit te “Liverpool” gjatë verës, por klubi anglez vendosi të ndalte bisedimet pasi në testet mjekësore kishin mësuar se lojtari kishte një dëmtim në gju.

Përfaqësuesi francez po luan shumë mirë me “Lyonin” dhe kjo ka bërë që të ngjallet interesimi i klubeve tjera.

“L’Equipe” shkruan se “Chelsea” është favorit për të nënshkruar me Fekir në përfundim të këtij sezoni.

Është trajneri Maurizio Sarri, ai që ka kërkuar që 25-vjeçari të transferohet në “Stamford Bridge”. Për kampionin e botës ka shprehur interesim edhe “Bayern Munich”.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësohet kryefamiljari nga Gramshi, që merrte ndihmë ekonomike
Artikulli tjetërPEKIN – Medvedev akuzon SHBA për sanksionet kundër Iranit