Ballina Aktualitet

Rama prezanton zv.ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zëvendësministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilit i janë deleguar kompetencat e ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga detyra.

Gjatë ceremoninë së dorëzimit të detyrës në Ministrinë e Brendshme ishin të pranishëm edhe ish-ministri Xhafaj, 4 zëvendësministrat e Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Sekretari i Përgjithshëm i MB-së.

Sandër Lleshaj u emërua zëvendësministër i Brendshëm në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Ai ka mbajtur 5 vitet e fundit detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Zbulohet një verë 2000-vjeçare në Kinë
Artikulli tjetërBanorët e Durrësit njihen me ndryshimet në skemën e ndihmës ekonomike