PARIS, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Gjashtë persona u arrestuan në Francë në lidhje me një plan të dyshuar për të sulmuar presidentin Emmanuel Macron, ku u arrestuan gjashtë persona në rajone të ndryshme të vendit nga shërbimet sekrete franceze DGSI, theksuan burime gjyqësore.
“Prokurorët e Parisit kanë nisur një hetim për terrorizëm”, sipas të njëjtave burime.
Sipas AFP, “të dyshuarit janë nga e djathta ekstreme e spektrit politik francez. Ata u arrestuan në departamentet e Iserë, Ilë-e-Vilenë dhe Mozelë”.
Franca është tronditur nga një valë e sulmeve terroriste islamike në vitet e fundit, por vendi ka parë gjithashtu edhe raste të izoluara të dhunës së ekstremit të djathtë.
Hetimet për terroriste të tetë të dyshuarve nisën muajin e kaluar pasi një grup i ekstremit të djathtë kishte planifikuar të kryejë sulme ndaj politikanëve.
Ende nuk dihet nëse të arrestuarit sot kishin lidhje me hetimet e mëparshme. /os/ /G.S/























