Ballina Ekonomi

Këmbimi valutor, euro “ankorohet” përballë lekut

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha e përbashkët euro u këmbye me lekun në po të njëjtën vlerë sa një ditë më parë, duke shënuar kështu “ankorimin” e parë pas një periudhe të gjatë zhvlerësimi.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, sot euro këmbehet me 124,69 lekë, ndërsa dollari amerikan ka humbur 0,16 lekë duke u kuotuar në vlerën e 109,35 lekëve.
Të martën leku forcoi pozitat edhe ndaj valutave të tjera. Kështu paundi britanik këmbehet 142,48 lekë ose 0,10 lekë më pak se një ditë më parë, franga ka humbur 0,16 lekë dhe dollari kanadez u zhvlerësua me 0,28 lekë.
Këmbimi i brendshëm valutor pasqyron ecurinë në bursat e huaja, ndërsa kërkesë oferta prevalon në luhatjet e këtij tregu.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 109.35 -0.16
Euro EUR 124.69 0.00
Poundi britanik GBP 142.48 -0.10
Franga zvicerane CHF 108.86 -0.16
Jeni japonez (100) JPY 96.67 -0.06
Dollari australian AUD 79.08 +0.30
Dollari kanadez CAD 83.33 -0.28
Korona suedeze SEK 12.06 -0.01
Korona norvegjeze NOK 13.08 0.00
Korona daneze DKK 16.71 0.00
SDR SDR 151.56 -0.74
Ari(OZ 1) XAU 135057.09 +139.67
Argjend(OZ 1) XAG 1604.49 -9.69
Juani kinez (onshore) CNY 15.81 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 15.81 -0.01
Lira turke TRY 20.47 +0.38

e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati: Buxheti i MEPJ për 2019 rritet me 3%
Artikulli tjetërBuxheti i 2019, financim objektivit për marrjen e kryesimit të OSBE-së