Ballina Bota

SHANGAI – Xi: Jo ligjit të xhunglës në tregti

SHANGAI, 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kina është në favor të globalizimit të ekonomisë dhe për këtë nuk do t’ia mbyllë dyert botës, por do t’ia hapë gjithmonë e më shumë pasi është kundër ligjit të xhunglës në tregti, deklaroi sot presidenti kinez, Xi Jinping, në hapje të panairit ndërkombëtar China International Import Expo, në Shangai, ku marrin pjesë mbi 3 600 kompani nga 172 vende.

“Të gjitha vendet duhet të hapen ndaj botës dhe të luftojnë kundër proteksionizmit dhe unilateralizmit”, theksoi ai.

”Kina do të vazhdojë të ulë tarifat e importeve dhe do të hapë tregjet për të rritur konsumin e brendshëm. Ajo do të vazhdojë negociatat tregtare me Europën, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Praktika e ligjit të xhunglës ku fituesi merr gjithçka është një rreth vicioz”, shtoi presidenti kinez, në një kundërpërgjigje ndaj homologut të tij amerikan, Donald
Trump./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, policia 43 procedime në një javë
Artikulli tjetërPolicia e Elbasanit, 1130 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor