Ballina Bota

SOFT NEWS – Macet me sy të pazakontë defekt gjenetik

VAN, 3 nëntor /ATSH-AA/ – Macet me sy me ngjyra të ndryshme janë një fenomen i rrallë i shkaktuar nga heterochromi si pasojë e nivelit të ulët të melaninës.

Të njohura edhe si macet me sy të çuditshëm, këto mace të bukura kanë dy sytë me ngjyra të ndryshme, ku zakonisht njërin e kanë të kaltër dhe tjetrin të gjelbër, kafe ose të verdhë.

Macet me dy sy të ndryshëm për nga ngjyra, zakonisht janë të bardha ose kanë disa zona të bardha në trupin e tyre dhe kjo nga shkaku se i njëjti gjen që është përgjegjës për ngjyrosjen e bardhë të leshit, kontrollon edhe ngjyrën e syve të tyre.

Macet e këtilla lindin me sy të kaltër megjithatë, më vonë melanini shkon në iris ku dhe shkakton ndryshim të ngjyrës në të gjelbër, të verdhë ose kafe.

Macet me sy shumëngjyrëshe nuk kanë ndonjë problem për sa i përket shikimit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëshmia e të mbijetuarit që theu burgun e Burrelit
Artikulli tjetërBritania, mbështetje reformave të thella në Shqipëri