Ballina Bota

PARIS – Eiffeli fik dritat në nderim të Khashoggit

PARIS, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kulla Eiffel fiku dritat mbrëmë për një minutë në kujtim të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i vrarë në konsullatën e vendit të tij në Turqi, sipas UNESCO-s, që rikujtoi se 2 nëntori është “Dita Ndërkombëtare kundër Mosndëshkimit për Krimet kundër Gazetarëve”.

Fikja e dritave në Eiffel u vendos pas iniciativës së shoqatës së ‘’Gazetarëve pa Kufij’’ e cila organizoi një konferencë shtypi .

“Jamal Khashoggi u vra sepse donte të shkruante e të fliste lirshëm”, tha Fabiola Badawi, një kolege e  gazetarit të vrarë të ftuar nga RSF./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonferenca Vjetore e Bankës së Shqipërisë, sfidat dhe objektivat
Artikulli tjetër1 mijë gazetarë janë vrarë gjatë dekadës së fundit