Ballina Ekonomi

Buxheti 2019 mbështet rritjen ekonomike 4,3%

TIRANË, 2 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Buxheti 2019 mbështet rritjen ekonomike në masën 4,3%, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe financon në një përmasë të plotë reformën në drejtësi.

Kështu deklaroi sot, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i pranishëm në takimin e Këshillit Konsultativ mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore, për buxhetin vendor 2019.

Ahmetaj theksoi se buxheti 2019 mbështet politikat e reja që reflektojnë vëmendjen e drejtpërdrejtë të qeverisë ndaj qytetarëve, përmes rritjes së pagave apo rritjes së shpërblimit të lindjeve.

Për të tretin vit radhazi, theksoi Ahmetaj, vazhdon mbështetja për reformat e decentralizimit. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPër herë të parë në Kosovë, Panairi i Edukimit 
Artikulli tjetërBorxhi publik vijon rënien, 64,9 % i PBB-së në 2019