Ballina Kosova

Banka Botërore, mbështetje për Kosovën

PRISHTINË, 1 nëntor /ATSH/ – Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza priti sot në takim zëvendëspresidentin e Bankës Botërore Cyril Muller, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në veçanti në fushën e financave dhe portofolin e Kosovës me Bankën Botërore.

Ministri Hamza e informoi Muller për zhvillimet pozitive në Kosovë me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave, për trendin e të ardhurave, deficitin, borxhin publik, për përgatitjen e buxhetit për vitin 2019, si dhe për investimet në  fushën e arsimit, shëndetësisë dhe në çështjet sociale.

Ai gjithashtu e njoftoi zëvendëspresidentin Muller për performancën e marrëveshjeve të deritanishme të Kosovës që ka me Bankën Botërore, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Ministri Hamza shprehu gatishmërinë e Kosovës për të arritur marrëveshje edhe për projekte të reja me Bankën Botërore, të cilat do ta ndihmonin zhvillimin e sektorit privat.

Ndërsa Muller u shpreh se Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës për mbështetje të mëtejshme në fushat e identifikuara me theks të veçantë, në zhvillimin e kapitalit njerëzor në Kosovë. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni: Dy-ish bankierë të ”Goldman Sachs” nën akuzë në skandalin e fondit publik malajzian 1MDB
Artikulli tjetërFOTO/ Inspektime në qendrën historike të Voskopojës