SOFT NEWS – Vizita në muze edhe si… kurë mjekësore!

OTAVA, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Një vizitë në muze si element shtesë për kurat konvencionale të një sëmundjeje ? Pikërisht këtë gjë mjekët do ta përshkruajnë që nga e enjtja e ardhshme në Kanada si pjesë e një projekti pilot, i paprecedentë në botë sipas hulumtimeve të tyre.

Frut i një partneriteti midis shoqatës Mjekët frankofonë të Kanadasë (MFdC) dhe Muzeut të arteve të bukura të Montrealit (MBAM), projekti do t’u mundësojë pacientëve që vuajnë nga probleme të ndryshme të shëndetit fizik dhe mendor, si dhe të afërmve të tyre për të përfituar nga bukuria e artit me ndikim ndaj shëndetit në kuadër të vizitave falas.

Në fazën e parë të projektit, mjekët pjesëmarrës mund të përshkruajnë deri në 50 receta për një vizitë të koleksioneve dhe ekspozitave gjatë konsultimeve të tyre, secili i vlefshëm për një maksimun prej dy të rriturish dhe dy fëmijësh./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.