Ballina Bota

FRANKFURT – Çaktivizohet një bombë e LIIB

FRANKFURT, 30 tetor /ATSH-DPA/- Një bombë ajrore e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore, u zbulua në qendrën financiare gjermane, Frankfurt, bën të ditur shtypi vendas.

Rreth 16 000 persona duhej të çoheshin në një vend të sigurt gjatë operacionit të asgjësimit të bombës në krahinën e Gallus.

Janë mare masat e sigurisë rreth bombës, të zbuluar në Viale Europa Allee.

‘’Një qendër mbështetëse u krijua në pavijonet pranë ku u trajtuan 2 000 persona duke përfshirë shumë fëmijë’’, theksoi policia.

”Fillimi i transferimit u vonua për rreth një orë e gjysmë, sepse ndër të tjera, shumë njerëz të moshuar u detyruan të evakuoheshin nga ndihmat e shpejta’’, tha një zëdhënës i policisë.

”Trafiku hekurudhor lokal u ndërpre gjatë operacionit, por u kthye në funksion menjëherë pas nxjerrjes jashtë përdorimit të bombës’’, theksoi një zëdhënës i operatorit hekurudhor Deutsche Bahn./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Pakistan, forcim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare
Artikulli tjetërPARIS – Macron: Dinjitoz vendimi i Merkelit për largimin nga politika