Ballina Bota

STRASBURG – PE: Jo grupe neofashiste në BE

STRASBURG, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Parlamenti Europian bën thirrje për ndalimin e grupeve neofashiste dhe neonaziste në BE, theksuan burime pranë tij.

Me një rezolutë jolegjislative, që u miratua me 355 vota pro, 90 kundër dhe 39 abstenime,  deputetët e PE u bëjnë thirrje autoriteteve kombëtare të ndalojnë formimin e grupeve të lartpërmendura dhe të çdo shoqate tjetër që glorifikon nazizmin dhe fashizmin si dhe ksenofobinë.

Teksti i miratuar kujtoi mes të tjerash sulmin që që shkaktoi 77 viktima në Norvegji në  vitin 2011 nga Breivik, vrasjen e deputetes britanike Jo Cox në 2016 si dhe sulmin i fundit fashist nga Casa Pound kundër deputetes evropiane Eleonora Forenza.

Theksohet gjithashtu mungesa e ashpërsisë për neofashistët në disa shtete, marrëveshja e dyshuar midis politikanëve dhe policisë me neofashistët dhe neonazistët si edhe zbatimi i masave të nevojshme kundër racizmit dhe ksenofobisë në stadiumet e futbollit./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak10 gjërat që nuk duhet të prekni kur shkoni në spital
Artikulli tjetërRritje page për mjekët dhe infermierët