PEKIN, 26 tetor /ATSH-AFP/ – Pasuria e miliarderëve ka njohur një rritje të konsiderueshme vitin e kaluar, kryesisht në Kinë ku dy miliarderë evidentohen çdo javë, sipas një studimi të publikuar sot nga banka zvicerane, UBS.
”Në 2017, pasuria e personave që tejkalon një miliardë dollarë u rrit me 19% në nivel botëror, në 8 900 miliardë dollarë (7 829 miliardë euro) që zotërohen nga 2 158 persona”, sipas këtij studimi.
Rritja ka qenë dy herë më e lartë në Kinë, ku rritja u vlerësua në 39% për të arritur 1 120 miliardë dollarë, sipas këtij studimi të realizuar nga banka zvicerane në partneritet me kabinetin e auditimit dhe këshillimit PWC.
Në formë krahasimi, pasuria e miliarderëve amerikanë u rrit me 12% në vitin 2017, në 3 600 miliardë dollarë, ndërsa ajo e miliarderëve europianë u rrit me 19%, në 1 900 miliardë, kryesisht nën ndikimin e rivlerësimit të euros kundrejt dollarit./ /v.b/ a.jor.























