UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Një pako e dyshimtë është dërguar në adresë të aktorit të njohur amerikan të kinemasë, Robert de Niro, zë mjaft kritik i Donald Trump, njoftoi sot policia e Nju Jorkut.
Një punonjës i ”TribeCa Productions”, kompania kinematografike e De Niros, sinjalizoi policinë për pakon e dyshimtë, që ishte dërguar në adresë të aktorit rreth orës 05:00.
”Policia dërgoi menjëherë në vendngjarje njësinë e çminimit, ndërsa pakoja u tërhoq dhe u transportua në qendrën e analizimit në Bronx”, shtoi zëdhënësi./ /v.b/























