Ballina Bota

RIAD – Prokuroria: Vrasja e Khashoggi e paramenduar

RIAD, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite deklaroi sot se në bazë të informacioneve të ofruara nga Turqia, të dyshuarit e akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi kanë kryer një akt të paramenduar, sipas një deklarate zyrtare të publikuar në Riad.

”Hetimet vijojnë”, shtoi prokurori gjatë komunikatës.

Jamal Khashoggi, gazetari dhe kundërshtari saudit u vra më 2 tetor brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Pasi përgënjeshtroi vdekjen e tij, Riadi nën presionin ndërkombëtar paraqiti disa versione ku fillimisht citoi një grindje që përfundoi keq më pas duke konfirmuar se vrasja ishte kryer gjatë një operacioni të paautorizuar, dhe ku princi i kurorës Mohammed ben Salmane, i konsideruar si politikani i hekurt i mbretërisë, nuk kishte qenë i informuar.

Sipas zyrtarëve turq, Khashoggi u vra nga një ekip agjentësh të ardhur nga Riadi.

Në total, 18 të dyshuar, të gjithë sauditë u arrestuan në Arabinë Saudite dhe disa drejtues të shërbimit sekret u shkarkuan nga detyra. / /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtatorja e heroit Adem Jashari do të vendoset edhe në Mitrovicë
Artikulli tjetërBERLIN – Merkel në sprovën e zgjedhjeve në Hess