TIRANË, 25 tetor/ATSH-A. Fortuzi/- “Real Madrid” dhe Antonio Konte janë gjithnjë e më pranë. Mediet iberike bëjnë me dije se mes trajnerit italian dhe disa emisarëve të skuadrës madrilene ka kontakte të vazhdueshme lidhur me një marrëveshje që mund të nënshkruhet mes palëve.
Mësohet se “Sky Sport” në Itali ka bërë të ditur se Lopotegu është në ditët e fundit në stolin madrilen dhe Perez është gati t’i besojë skuadrën ish-teknikut të “Çelsit”. Pikërisht këtu mbetet dhe një nga ngërçet e situatës. Aktualisht Konte vijon të jetë nën kontratë me “Çelsin” dhe merr rrogë nga londinezët, ndonëse është shkarkuar, por në rast se firmos me “Realin”, prishet automatikisht kontrata me anglezët, të cilët do donin dhe një pagesë për dalje të mirë.
Julen Lopetegui pra, i ka ditët e numëruara dhe një humbje ndaj “Barcelonës” në El Classicon e kësaj fundjave, do të sillte shkarkimin e menjëhershëm. Kjo do të ishte e rrallë për historinë e “Real Madrid”. /j.p/














