Ballina Ekonomi

Inovacioni, forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ – Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë vijon të forcohet, ndërsa zv.kryeministrja e vendit Senida Mesi gjatë vizitës në bizneset ndërkombëtare italiane vlerësoi kontributin mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushën e biznesit.

Gjatë këtij takimi, ku u prezantuam të gjitha nismat fiskale dhe ligjore që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, Mesi vlerësoi nxitjen e investimeve të huaja direkte në fushën e turizmit, agrobiznesit dhe teknologjisë së informacionit.

Sipas saj, inovacioni është një prioritet i qeverisë shqiptare që vazhdon të ketë fokus bashkëpunimin me kompani serioze në fushën e përmirësimit dhe dixhitalizimit të shërbimeve publike.

“Ky hap i shërben vijimësisë së një bashkëpunimi reciprok Shqipëri – Itali, me qëllim që përvoja italiane të transferohet në rritje profesionale për bizneset shqiptare dhe tregu ynë të jetë një përthithës i qëndrueshëm i investimeve të huaja”, – u shpreh zv.kryeministrja Senida Mesi. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi miratoi me 100% të votave ndalimin e bixhozit, shpifësit do të përballën në gjykatë
Artikulli tjetërPARIS – Sarkozi vazhdon betejën ligjore për tejkalim të fondeve gjatë fushatës