FOTO/ Elbasan, Kisha e Shën Premtes gati për vizitorët
FOTO/ Elbasan, Kisha e Shën Premtes gati për vizitorëthttps://ata.gov.al/2018/10/24/foto-elbasan-kisha-e-shen-premtes-gati-per-vizitoret/Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro thotë se kjo kishë si pjesë e itinerarit ”Rrugët e Besimit”, i është rikthyer trashëgimisë. “Në pranverën e vitit 2013 barbarë që s’u gjetën kurrë dhunuan në mënyrë makabre 4 afreske të Onufrit. Falë punës dhe pasionit 3 vjeçar specialistët mblodhën copat e thërrimet e pikturave murale dhe i rindërtuan e restauruan në laboratorin e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Gjithashtu më pas restauruan dhe kishën dhe afresket duke e rijetëzuar këtë monument kulti me vlera historike dhe kulturore”, thotë Kumbaro.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 24 Tetor 2018
TIRANË,24 tetor /ATSH/ – Kisha e Shën Premtes në Elbasan një monument kulti mjaft i rëndësishëm në trashëgiminë tonë kulturore ruan në brendësinë e saj piktura murale, të cilat mbajnë autorësinë e mjeshtrit të njohur të shek. XVI Onufri.
Kjo kishë si pjesë e itinerarit ”Rrugët e Besimit” tashmë është shndërruar në një destinacion të denjë për turistët vendas dhe të huaj falë punës së specialistëve të mirëmbajtjes së ikonave.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro thotë se kjo kishë si pjesë e itinerarit ”Rrugët e Besimit”, i është rikthyer trashëgimisë. “Në pranverën e vitit 2013 barbarë që s’u gjetën kurrë dhunuan në mënyrë makabre 4 afreske të Onufrit. Falë punës dhe pasionit 3-vjeçar specialistët mblodhën copat e thërrimet e pikturave murale dhe i rindërtuan e restauruan në laboratorin e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Gjithashtu më pas restauruan dhe kishën dhe afresket duke e rijetëzuar këtë monument kulti me vlera historike dhe kulturore”, thotë Kumbaro.
Pas restaurimit kjo kishë është një destinacion mjaft interesant për t’u vizituar dhe për të njohur nga afër historinë e ndërthurur me kultin.
Brendësia e saj është magjepsëse nëpërmjet pikturave murale, të cilat janë një kryevepër artistike. Pikturat mbajnë autorësinë e mjeshtrit Onufri, një personalitet artistik i cili themeloi shkollën e vet gjithashtu, krahas Franko Katelanos dhe shkollës së Kretës.
Datimi i kishës bazohet në mbishkrimet e Onufrit në vitin 1554, i cili tregon gjithashtu se gjatë kësaj kohe ishte protopapë i Neokastrës. Kisha është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963. Rëndësia e saj konsiston në faktin që pikturat murale të saj janë vepër e ikonografit të shquar Onufri./a.a/j.p/













