Ballina Lajme nga Vendi

Gabigol preferon të qëndrojë tek “Santos”

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ – Në verën e 2016-ës erdhi me shumë bujë tek “Interi” dhe u prezantua si një yll i vërtetë, por sezoni në vijim tregoi se Gabigol nuk ishte ende gati për të përfaqësuar zikaltërit dhe për të zënë një vend në formacionin e tyre.

Pas disa muajsh huazim te “Benfica”, dhjetorin e kaluar Gabigol u rikthye në Brazil te “Santosi”, ku në 43 ndeshje, ka shënuar plot 19 gola dhe ka treguar se është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Ai preferon të qëndrojë te klubi brazilian dhe madje është i gatshëm për ta mbylur karrierën me këtë ekip.

“Të gjithë e dinë për dashurinë që kam për ‘Santosin’ dhe dëshirën për të luajtur me këtë klub, por nuk varet vetëm nga unë”, ka thënë Gabigol. “Nëse do të varej nga unë, do të qëndroja përgjithmonë tek ‘Santosi’ dhe do të pensionohesha këtu. Por duhet të flasim edhe me Interin, para se të marr një vendim për të ardhmen”, ka theksuar ai.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTaksim i ri edhe për kazinotë në resortet turistike
Artikulli tjetërFOTO/ Tirana solidare, hapet mensa e shtatë sociale