Ballina Bota

PEKIN – Kina kundër Trump për daljen nga traktati INF

PEKIN, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Tërheqja e njëanshme nga traktati INF do të kishte një ndikim negativ në shumë fronte, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua duke ftuar SHBA për të menaxhuar këtë çështje me kujdes.

Hua kujtoi se si marrëveshja ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë viteve “në stabilizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare duke ruajtur një ekuilibër strategjik”.

‘’Është për të shpresuar se  këto masa janë thjesht për qëllime elektorale në zgjedhjet e mesmandatit”, shtoi ai.

‘’Nëse SHBA çmonton një marrëveshje historike, presidenti amerikan do të heqë themelin e sistemit të sigurisë bërthamore të pas Luftës së Ftohtë duke hapur në sërë problemesh’’, theksoi Hua./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Kalaja e Skënderbeut, mes historisë dhe mitit
Artikulli tjetërMurinjo rrezikon dënimin për incidentin në ndeshjen me “Çelsin”