Ballina Bota

TAJVAN – 17 të vdekur pas një aksidenti hekurudhor

TAJPEI, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pas daljes së një treni nga shinat në lindje të ishullit të Tajvanit, thanë sot zyrtarë të ndryshëm.

Administrata Hekurudhore Tajvaneze tha me anë të një deklarate se aksidenti kishte ndodhur në Suao, në lindje të kontesë Yilan, dhe se kishte edhe 80 persona të plagosur rëndë.

”Pesë nga tetë vagonat janë përmbysur. Po kryhen hetimet e rastit”, tha me anë të një deklarate qeveria tajvaneze./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDiploarkiva/ 60 vjet në UNESCO, sfidat e pranimit të Shqipërisë në organizatë
Artikulli tjetërLojërat e fatit, psikologia Hoxha: Shkak kryesor i divorceve në Shqipëri