Ballina Bota

INDONEZI – Mbi 2 000 viktima pas tërmetit dhe cunamit

XHAKARTA, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7,4 ballë Rihter, që goditi provincën indoneziane të Sulavesit në në fund të shtatorit, arriti në 2 113, ndërkohë që numri i të zhdukurve është 1 309.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive, Sutopo Nugroho tha se 223 751 persona janë shpërngulur nga zona e tërmetit dhe 4 612 rezultojnë të plagosur.

Ai shtoi se mijëra shtëpi janë fundosur.

“Një numër shërbimesh publike si rrjeti elektrik dhe ai i telekomunikacionit janë riinstaluar pothuajse 100%”, deklaroi Nugroho./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjektbuxheti 2019, mbështetje fermerëve dhe bujqësisë
Artikulli tjetërHistoria e mjekes me rezultate të shkëlqyera që braktisi Italinë për QSUT