Ballina Aktualitet

Basha- Çavușoğlű: Histori mbështetje dhe sfidash të përbashkëta

TIRANË, 20 tetor /ATSH- I. Vata/ –  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë,  Mevlűt Çavușoğlű.

Kryetari i PD-së Basha e ka konsideruar takimin një histori mbështetje dhe bashkëpunimi për sfidat e përbashkëta.

“Takim i përzemërt me Ministrin e Jashtëm turk Mevlűt Çavușoğlű. Një histori e konsoliduar mbështetje dhe bashkëpunimi mes dy popujve dhe vendeve tona e cila do të njohë fuqizim në sfidat e përbashkëta të së ardhmes”, shprehet Basha.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm i Turqisë. Mevlűt Çavușoğlű ka zhvilluar me personalitete të larta të vendit  Shqipëri./a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Rruga dixhitale” – Riparohet barriera e dëmtuar, shmangen aksidentet 
Artikulli tjetërSoreca me drejtorët e shtetit për çështjet e Ballkanit: Në lëvizje drejt rrugës në BE