Ballina Bota

VJENË – Kurz: Më optimist për migrimin sesa për Brexit

VJENË, 19 tetor /ATSH-APA/ – Kancelari austriak, Sebastian Kurz deklaroi se ishte më shumë optimist për çështjen e migrimit sesa për çështjen që ka të bëjë me Brexit.

Kancelari austriak dhe krerët e shteteve të BE janë mbledhur për të diskutuar për Presidencën e Këshillit të BE.

Kurz tha se që nga viti 2015 ka pasur një “reduktim prej 95% të viktimave në detin Mesdhe”.

”Çdo person që vdes është shumë, por ne do të punojmë për të bërë më të mirën’’, theksoi Kurz.

”Egjipti nuk po lejon që anijet të ikin ilegalisht në Evropë dhe bashkëpunimi me rojat kufitare libiane po përmirësohet gjithashtu. Ka gjithashtu bisedime me Marokun dhe vende të tjera”, shtoi ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontroll nga zyra për tatimpaguesit
Artikulli tjetërÇavușoğlű: 3 miliardë dollarë investime turke në Shqipëri