Ballina Aktualitet

Rama: Balla viktimë aktuale e shpifjeve

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ – “Taulant Balla është viktimë aktuale e shpifjeve”, – theksoi sot Kryeministri Edi Rama.

Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Kryeministri Rama i pyetur nga moderatori Arian Çani se përse e mbron Taulant Ballën? – tha se “unë nuk e mbroj Taulantin, secili mbrohet vetë. Unë mbroj të vërtetat që unë di dhe që unë kam”.

“Taulanti mbrohet vetë për punën e tij. Unë mbroj punën time. Kur thuhet që Taulanti shkoi me revole në komisariat dhe i vuri revolen policit, këtu një gjë është Taulanti, por është komplet tjetër gjë, pjesa e shtetit. Unë kam bërë verifikimin dhe verifikimi është shumë i thjeshtë. Kamerat e komisariatit të Fushë-Krujës në ditën që ky “heroi” që denoncoi “kriminelin” Taulant, tregojnë që as Taulant s’ka aty, as ky s’është aty”, – tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “unë e kam thënë dhe e kam përsëritur që ditën e parë të gjithë ministrave dhe deputetëve; kush ka gjë nën kësulë ta mbajë dhe ta gëzojë, se unë nuk pastroj njeri, nuk fsheh njeri, nuk mbështes njeri dhe kjo është arsyeja se pse sot goditja brenda llojit është e mundur, nuk ka qenë kurrë e mundur”, – përfundoi Kryeministri. /k.s//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOTAVA – Kanada-SHBA negociojnë heqjen e taksave mbi importet e çelikut dhe aluminit
Artikulli tjetërARKEOLOGJI – Rigjendet fosili ”Luzia” nën gërmadhat e Muzeut Kombëtar