Ballina Bota

MAQEDONI – Parlamenti voton për ndryshimin e emrit të vendit

SHKUP, 19 tetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti maqedonas votoi mbrëmjen e sotme në favor të ndryshimit të emrit të vendit, duke ndërmarrë një procedurë për ndryshimin e kushtetutës.

Të 80 ligjvënësit e pranishëm votuan në favor, duke siguruar shumicën e kërkuar prej dy të tretash të parlamentit me 120 vende, që i hap rrugë nismës për ndryshimet kushtetuese.

Shumë përfaqësues të opozitës nacionaliste dolën kundër qëndrimit të partisë së tyre dhe votuan në mbështetje të iniciativës.

Pjesa tjetër e ligjvënësve e bojkotuan seancën e votimit.

/u.sh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Teatri i ri do të ndërtohet
Artikulli tjetërRama: Gëzuar ditëlindjen, Republika e Maqedonisë Veriore