TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Projektbuxheti i Shtetit për vitin 2019, vë theksin kryesor tek rritja e pagave në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.
Duke u mbështetur në të ardhura më të mëdha buxhetore se vitet e tjera, për 2019-ën qeveria parashikon rritjen e pagave në sektorin publik të shëndetësisë, në sektorin e arsimit publik, ndërkohë, që është planifikuar edhe rritje pagash për sektorin e mbrojtjes.
Sipas projektbuxhetit 2019, në sektorin e shëndetësisë parashikohet rritje e pagave në nivelin 10% për mjekët dhe ndihmës mjekët (infermierë, laborantë, farmacistë).
Në sektorin e arsimit, rritja e pagave parashikohet në nivelin me 7% dhe për sektorin e mbrojtjes, rritja e pagave parashikohet me 5%. e.xh//e.caushi/























