Ballina Aktualitet

‘Bastet’ me procedurë të përshpejtuar në Kuvend

‘Bastet’ me procedurë të përshpejtuar në Kuvend

‘Bastet’ me procedurë të përshpejtuar në Kuvendhttp://ata.gov.al/2018/10/18/bastet-me-procedure-te-pershpejtuar-ne-kuvend/Balla ridenoncoi nga foltorja e Kuvendit ato që ai i cilësoi si “sulme të patolerueshme me backgorund të pastër politik, me mesazhe ndaj pothuajse të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të PS, sapo qeveria ka njoftuar këtë masë tërësisht popullore dhe të domosdoshme për të çrrënjosur këtë sëmundje të rëndë në këto 27 vite tranzicion”. “Pikat e basteve, pikat e kazinove online dhe sigurisht edhe gënjeshtrën dhe shpifjen e madhe të këtyre ditëve për gjoja monopolin e online-it, që asnjëra nga këto s’është e vërtetë, por ne jemi të bindur që do t’i shkulim pas 31 dhjetorit të gjitha këto çibane nga çdo lagje dhe furre buke”, tha Balla.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 18 Tetor 2018

TIRANË, 18 tetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kuvendi do të shqyrtojë në seancën e radhës atë të 25 tetorit ndryshimet në projektligjin për Lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë.

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kërkuan sot shqyrtim me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një shtesë dhe ndryshim të lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë” , gjë që u miratua sot nga deputetët me 74 vota pro.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ridenoncoi nga foltorja e Kuvendit ato që ai i cilësoi si “sulme të patolerueshme me backgorund të pastër politik, me mesazhe ndaj pothuajse të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të PS, sapo qeveria ka njoftuar këtë masë tërësisht popullore dhe të domosdoshme për të çrrënjosur këtë sëmundje të rëndë në këto 27 vite tranzicion”.

“Pikat e basteve, pikat e kazinove online dhe sigurisht edhe gënjeshtrën dhe shpifjen e madhe të këtyre ditëve për gjoja monopolin e online-it, që asnjëra nga këto s’është e vërtetë, por ne jemi të bindur që do t’i shkulim pas 31 dhjetorit të gjitha këto çibane nga çdo lagje dhe furre buke”, tha Balla.

Po ashtu, theksoi Balla, “dua të denoncoj edhe faktin që ish-kryeministri i këtij vendi, një burrë pas të 74-ave ka vënë në dispozicion të gjithë komunikimin e tij publik nëpërmjet Facebook-ut, pjesë të këtij mekanizmi të turpshëm presioni publik ndaj deputetëve. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në Facebook-un e Saliut të prodhohen shpifje pafund, madje dhe kërcënime se tashmë Saliu revolucionin nuk do ta bëjë më për interesat e PD, por në funksion të basteve dhe kazinove online”.

Në këtë kontekst, theksoi Balla, “meqenëse kam besim që Kuvendi sot, grupi parlamentar i PS, do ta mbështesë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar i bëj thirrje PD që në largimin për bojkot pa arsye të shfrytëzojë seancën e radhës të rikthehet në Kuvend sepse nuk ka arsye më të madhe për tu rikthyer  Nuk ka vëmendje më të madhe për njerëzit sesa PD dhe LSI dhe Dash Shehi dhe Vangjel Dule edhe tjetri me radhë Nard Ndoka të vijnë në seancë të enjten e ardhshme dhe të votojnë këtë projektligj shumë të rëndësishëm”. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova miraton ligjin për mbrojtjen e integritetit territorial
Artikulli tjetër351 mijë qytetarë përfituan nga kontrolli shëndetësor falas