HAVANË, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Burgu amerikan i Guantanamos do të qëndrojë i hapur edhe për të paktën 25 vite të tjera, deklaroi admirali amerikan, John Ring, kreu i qendrës së paraburgimit, ku të burgosurit janë shpallur fajtorë për përfshirje në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.
Presidenti Trump vendosi ta mbajë Guantanamon të hapur, në kundërvënie me atë që donte paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama.
Burgu i Guantanamos shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes për mënyrat e trajtimit të të burgosurve./ /os/ a.jor.























