Ballina Ekonomi

Hapja e rrugës për Curraj, ndihmë në zhvillimin e turizmit

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ – Hapja e rrugës për Curraj do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit në atë zonë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti një përfaqësi të “Shoqatës Nikaj-Mërtur” të drejtuar nga dr. Mhill Gecaj dhe deputeti i Tropojës, Isuf Çela.

Presidenti Meta vlerësoi iniciativën e shkëlqyer të kësaj shoqate për hapjen e rrugës për Curraj të Epërm, bazuar në kontributin dhe donacionet e anëtarëve të kësaj shoqate.

Po kështu Presidenti vlerësoi frymën e shkëlqyer të bashkëpunimit të komunitetit të kësaj zone me bashkinë e Tropojës dhe deputetin Çela për realizimin me sukses të këtij projekti.

“Ju e nisët vetë rrugën e ndryshimit në Curraj të Epërm e Nikaj-Mërtur, – tha Presidenti Meta, – tani është koha që ta vazhdojmë së bashku, pasi resurset për zhvillimin e turizmit në atë zonë janë të jashtëzakonshme”.

Përfaqësuesit e Shoqatës Nikaj e Mërtur shprehën angazhimin e tyre që mirëmbajtja e restaurimi i shpejtë i banesave të tyre nuk do të cënojë as traditën vendase dhe, as peizazhin e mrekullueshëm natyror.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëmtimi i Dybala, argjentinasi shqetëson “Juventusin”
Artikulli tjetërPërmet, rikonstruksion shtëpive të familjeve në nevojë në Piskovë