SERBI – 34% e të rinjve duan të largohen nga vendi

BEOGRAD, 16 tetor /ATSH-ANSA/ –  Rreth 22% e qytetarëve serbë mendon të largohet nga vendi për një jetë më të mire, një përqindje që arrin në 34% tek të rinjtë deri në 29 vjeç, sipas një sondazhi të kryer nga organizata ”Srbija 21”, që u publikua sot në media.

Sipas sondazhit të kryer në një grup prej 1 000 personash të rritur, 41% kanë thënë se duan të largohen nga Serbia për të shkuar drejt një standardi më të mirë jetese, 36% për punë më të mirëpaguar dhe 9% për shkak të situatës së pasigurt në vend.

Rreth 85% e të anketuarve thanë se dëshironin të shkonin dhe të jetonin në vendet perëndimore si në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, SHBA.

Vetëm 2% prej tyre donin të shkonin në Rusi./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.